Një laborator droge modern është zbuluar në Skrapar. Gazetarja Klodiana Lala tha për “BalkanWeb” se në bazë të një hetimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda është zbuluar një laborator përpunimi kanabisi në zonën e Skraparit.
Laboratori është zbuluar në vijim të operacionit të dy javëve më parë ku u gjetën 1.2 ton drogë.
Sipas burimeve për “BalkanWeb” në laborator janë gjetur bimë të mbjellja në vazo (mbi 2000 rrënjë), si edhe një sasi e madhe kanabisi i tharë. Prokuroria e Krimeve të rënda thotë se laboratori është ndër më modernët të zbuluar deri tani, për përpunimin e lëndës narkotike.
Operacioni ku u zbuluan 1 ton kanabis në një magazinë në Lapan të Skraparit u zhvillua më 23 mars marsit ku u gjet një magazinë plot me lëndë narkotike. Për rastin në fjalë u shpallën në kërkim 7 persona nga Prokuroria për Krime të Rënda.