Droga në Skrapar, ‘shkatërron’ Policinë e Beratit, ja arrestimet dhe hetimet

0
240

Gjetja e një laboratori modern për përpunimin e kanabisit në Skrapar ka nxjerrë në konferencë për median, kreun e Drejtorisë për Sigurinë publike, Altin Qato.

Ky i fundit është shprehur se janë shkarkuar 3 oficerë policie dhe janë vënë në hetim disa drejtues të lartë të Policisë së Beratit.

Disa prej emrave të përmendur nga Qato.

DEKLARATA E PLOTE E ALTIN QATOS

Policia e Shtetit në zbatim të Planit Kombëtar kundër kanabisit ka planifikuar dhe po zbaton masa konkrete për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, duke goditur këtë veprimtari kriminale që në fazën e parë, që lidhet me trafikimin e farërave, kultivimin e fidanëve në mjedise të mbyllura, apo në sera, por edhe duke ndëshkuar personat përgjegjës në lidhje me kultivimin dhe trafikimin e lëndës narkotike.

Në vijim të kontrollit të territorit, në datë 12  prill 2017, në zbatim të urdhërit të Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë,  në fshatin Guhak të rrethit Skrapar gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një firme private (fasoneri) ku prodhoheshin çanta kartoni, verë dhe raki, e cila më parë ka qenë fabrikë e prodhimit të bimëve medicinale, në administrim të shtetases Edlira Lame u gjetën: pajisje elektrike të cilat dyshohet se përdoreshin për prodhim të bimëve narkotike, rreth 2 kg mbetje bimë narkotike Cannabis Sativa,vazo plastike me kërcell të prerë e me filizë, lekë, paund e dollar.

Dyshohet se dy shtetasit e arrestuar  në bashkëpunim me njëri-tjetrin në ambientet e fabrikës ushtronin këtë aktivitet të kundraligjshëm.

Njëkohësisht me veprimet proceduriale në lidhje me rastin e konstatuar të kultivimit të bimëve narkotike, SOT me urdhër të Drejtorit të Policisë së Shtetit, Drejtoria e Standarteve Profesionale ka filluar procedimin disiplinor për punonjësit e Policisë në strukturat vendore të Drejtorisë Policisë Berat, si dhe Komisariatit të Policisë Skrapar.

Nga analiza e bërë në Drejtorinë e Policisë Shtetit mbi këtë çështje, u konstatuan një sërë shkeljesh të karakterit administrativ dhe disiplinor nga punonjës të strukturave të Policisë në Komisariatin e Policisë Skrapar për të cilët në bazë e për zbatim të Ligjit për Policinë e Shtetit si dhe Rregulloren e Policisë, me Urdhër të Drejtorit të Policisë së Shtetit u morën masat si më poshtë:

 

  1. Nënkomisar  Sokol Çeçaj, me detyrë Specialist për Krimet, në Seksionin për Krimet, në Komisariatin e Policisë Skrapar, për shkelje të rëndë u përjashtua nga Policia.

 

  1. Inspektor  Xhelil Seferasi, me detyrë Ndihmës specialist, SPZ në Seksionin për Rendin në Komisariatin e Policisë Skrapar, për shkelje të rëndë u përjashtua nga Policia.

 

  1. Inspektor  Leonard Lajthia, me detyrë Ndihmës/specialist, SPZ në Seksionin për Rendin  në Komisariatin e Policisë Skrapar, për shkelje të rëndë u përjashtua nga Policia.

Filloi hetimi  disipilinor për punonjësit e policisë si më poshtë vijon:

Nën komisar Krenar Capollari me detyrë Shef Seksioni / specialist ne Seksionin për rendin në Komisariatin e Policisë Skrapar.

Komisar Ibrahim Maksuti , me detyrë  Shef i Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Skrapar.

Kryekomisar Ferdinand Dusho me detyrë  Shef Komisariati i  Policisë Skrapar .

Nënkomisar Artan Musaj me detyrë Shef seksioni / specialist në Seksiosin për Hetimin e Narkotikëve DVP Berat.

Komisar Enea Kaci me detyrë Shef Sektori/specialist, në sektorin për krimet në D.V.P Berat.

Komisar Erdit Hazizaj me detyrë Shef Sektori / specialist në sektorin për Hetimin e trafiqeve dhe Narkotikëve DVP Berat.

Drejtues Ferdinand Zera me detyrë   Zëvendësdrejtor në  DVP Berat.

Drejtues i Parë Fatmir Lleshaj, me detyrë  Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here