Merr fund telenovela “Milan”, kuqezinjtë në dorën e kinezëve

0
179

Merr fund “telenovela” Milan. Sot nis një kapitull i ri në historinë e klubit kuqezi, që kalon në duart e kinezëve pas 31 vitesh në pronësi të Silvio Berluskonit.

 

Operacioni është mbyllur praktikisht pak pas mesditës, kur Li Yonghong derdhi në arkat e shoqërisë kuqezi 370 milionë eurot e fundit pas dy kësteve të mëhershme nga 100 milionë, duke marrë në pronësi 99.93 për qind të aksioneve.

Shuma u pagua në një shoqëri nga Luksemburgu të përzgjedhur nga vetë kinezët, dhe pas gati një ore paratë kaluan në llogarinë e “Fininvest”-it në Milano.

Brenda orëve të ardhshme kalimi i pronësisë pritet të marrë formë përfundimtare me hedhjen e firmave në kontratë./panoramasport

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here