Nuk shkoni dot në palestër? Ja si mund ta zëvendësoni

0
419

Hulumtimi i kryer nga Universiteti i Alberta-s në Kanada ka arritur në përfundimin se përfitimet shëndetësore të Resveratrol-it (një suplement dhe antioksidant i fuqishëm kundër plakjes) që gjenden me shumicë në verën e kuqe, mund të sjellin rezultate më të mira edhe nga të ushtruarit në palestër.

Kështu, nga studimi rezultoi se një gotë verë e kuqe është edhe më efektive se sa orët e pafundme në palestër. Sipas studiuesit Jason Dyck, kjo gjetje ndihmon në veçanti ata që nuk janë në gjendje ose nuk kanë mundësi të bëjnë ushtrime në palestër.

Resveratrol-i përmirëson dukshëm punën fizike, funksionin e zemrës dhe forcën e muskujve, në të njëjtën mënyrë si ndodh me të gjithë njerëzit që ushtrohen rregullisht në palestër.

Sipas studimit, dy janë rekomandimet që duhet t’i mbash parasysh: Pi vetëm verë të kuqe, sepse vera e bardhë nuk mbart të njëjtat përfitime dhe pi vetëm një gotë në ditë. Një gotë mjafton për të përmirësuar performancën gjatë aktivitetit fizik./noa

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here