Paloka: Rama i vetmuar, po blen aleatë vendas dhe të huaj

0
203

Kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka tha nga çadra e lirisë se Rama është më i vetmuar se kurrë, duke tentuar që të korruptojë me paratë e krimit aleatë vendas dhe të huaj.

Paloka: Sot është më i vetmuar se kurrë, pavarësisht se nuk ka hequr dorë nga arrogance, nga sjellja e tij prej injoranti politik, prej arroganti, sot ai është më i vetmuar se kurrë dhe për këtë arsye po përpiqet të blejë dhe korruptojë aleatë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një situatë kriminalizimi që cdo ditë rëndohet më shumë. Përditë, krime, vrasje, atentate, sic ishte edhe ai i vrasjes së Artan Cukut. Ky shtet, Edi Rama jo vetëm që e la në dorë të krimit por edhe e nxori në pritë për krimin, sepse është i lidhur me krimin, ata janë e vetmja shpresë për të dhe pastaj flet për media kazani për ndërkombëtarë që luftojnë atë ndërkohë që me paturpësi ka arritur deri aty sa me paratë e drogës, me lidhjet mafioze të tentojë të korruptojë edhe të huajt.

Ai tha se në sallën e parlamentit janë marrë vendime kundër interesave të popullit shqiptar.

Paloka: Ndërkohë në atë sallën tjetër që ata e quajnë parlament, por që nuk ka lidhje me parlamentin, në atë sallë vazhdon sot e kësaj dite të punohet kundër interesave të shqiptarëve. Kanë marrë vendime që janë kundër interesave të shqiptarëve, sepse i tillë është parlamenti i bandave.Prandaj jemi këtu dhe do të jemi deri në fitore dhe të jeni të bindur çdo ditë që kalon nuk bën gjë tjetër vetëm na afron me fitoren.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here