Vrasja e 4-fishtë në Qipro, 4 dënime me burg përjetë për trurin e masakrës së kryer nga Burreli dhe Vogli

0
431

Marios Christodoulou, i njohur gjithashtu si “Benny”, është dënuar me nga Gjykata Penale në Larnaka (Qipro) të mërkurën me katër burgime të përjetshme, pasi pranoi orkestrimin e vrasjes së biznesmenit Phanos Kalopsidiotis, oficerit të policisë Elias dhe gruas së tij Skevi Hadjiefthimiou, si dhe shqiptarit Jani Vogli, një nga atentatorët, shkruan syri.net.Të katërt u vranë më 23 qershor 2016, në Ayia Napa të Qipros. Vogli i kreu vrasjet me Aleks Burreilin, i cili është ende në kërkim nga policia.

Orkestrimi i krimit

Po atë ditë, policia u informua se Burreli, i përkrahur nga Charalambos Andreou, ishte fshehur në një banesë në Aglandjia, Nikosia, në pronësi të Sotira Neophytou, por policia nuk gjeti asgjë aty pas bastisjes së banesës.

Neophytou më pas i tha policisë se Andreou kishte qenë i përfshirë në vrasjen e katërfishtë. Ndërkohë, ky i fundit, pasi u morr në pyetje nga policia nxori emrin e Benny-t.

Andreou tha se Benny kishte kërkuar ndihmën e tij në fillim të muajit maj 2016, kur ai kishte qenë në kërkim të një banese për të akomoduar një mik të tijin.

Andreou i ofroi apartamentin e Neophytou dhe kështu Benny morri aty Burellin dhe Voglin, ditë më vonë.

Benny, tha Andreou, u dha atyre tre armë, që janë përdorur më pas në të shtënat e 23 qershorit.

Sipas prokurorisë, qëllimi i Benny-t ishte që edhe Alexis Mavromichalis i njohur si Alexoui, së bashku me Christos Demetriou (Tsiakkas), dhe Iosif Iosif (Sifis) të vriteshin.

Por, plani dështoi kur Alexoui udhëtoi për në Greqi.

Benny gjithashtu planifikoi vrasjen e Kalopsidiotis, dhe kjo është arsyeja pse ai organizoi udhëtimin e Voglit dhe Burellit në Ayia Napa, në qershor 2016.

Ai gjithashtu siguroi zonën me dy qitës, dhe u tregoi atentatorëve rrugën e arratisjes pas krimit.

Në natën e vrasjeve, Benny u tregoi dy qitësve dhe Andreou-t një mesazh me tekst që ai kishte marrë në telefonin e tij celular, që thoshte “Ok1”, dhe i udhëzoi ata që të përgatiteshin për të shkuar në vendngjarje.

Andreou u caktua si shofer. Pas vrasjeve, Burelli kthye në makinë, ku po e priste Andreou, ndërsa Vogli u vra në restorant.

Dëshmitë

Pasi Andreou rrëfeu në polici më 30 qershor, Benny u arrestua dhe u morr në pyetje, por mohoi çdo përfshirje.

Duke iu drejtuar gjykatës të mërkurën, avokati i Benny-t, Mihalis Pikis tha se klienti i tij “shpreh në mënyrën më të qartë, përmes rrëfimit të tij, keqardhje e tij të plotë dhe të sinqertë për të gjitha krimet që të cilat ai ka pranuar fajësinë”.

“Ai veçanërisht shpreh trishtim të madh dhe keqardhjet e sinqerta për viktimat e këtij krimi të urryer dhe familjet e tyre, duke kuptuar pasojat e sjelljes së tij kriminale,” tha Pikis.

“Faji do ta ndjekë atë gjithë jetën e tij”.

Megjithatë, ai theksoi se, “objektivi kryesor i këtij krimi të urryer ishte askush tjetër përveç Theofanis Kalopsidiotis”.

Pikis argumentoi se klienti i tij meriton të njëjtin trajtim në bazë të ligjit si Andreou, i cili u deklarua fajtor dhe u dënua, për të njëjtat krime.

Dënimi

Kryetari i trupit gjykues i dha Benny-t një dënim të përjetshëm për secilën nga katër akuzat për vrasje me paramendim, pesë vjet për secilën nga tri akuzat e konspiracionit për vrasjen e Alexoui, Sifis, dhe Tsiakkas, 12 vjet për secilën prej tentativave të vrasjes kundër Charalambous dhe Kallitsionis, dy vjet për vjedhjen një makinë, dhe katër vjet për zjarrvënie.

Seanca dëgjimore ndaj dy të pandehurve të tjerë lidhur me rastin, Panajotis Pentafkas dhe Loj Dejan, do të nisë më 28 prill.

 

Image

Vrasja

Në seancën e dënimit të së mërkurës, prokurori Elli Papagapiou përsëriti faktet e ngjarjes, sipas të cilave mbrëmjen e 23 qershorit, Kalopsidiotis ishte duke darkuar me çiftin e vrarë dhe fëmijët e tyre minoren, si dhe Yiorgos Charalambous në restorantin “Stone Garden”  në Ayia Napa.

Në një tavolinë aty pranë u ul një nga truprojat e Kalopsidiotis, Panayiotis Kallitsionis.

Rreth orës 22, Vogli dhe Burelli hynë në restorant me qëlluan me një automatik “AK47” dhe një pistoletë “Glock” duke vrarë Kalopsidiotis dhe çiftin dhe duke plagosur rëndë Charalambous dhe Kallitsionis.

Vogli u vra gjithashtu në shkëmbimin e zjarrit që pasoi.

Autorët e krimit u larguan nga vendngjarja me një makinë që u gjet mëngjesin e ditës që pasoi në afërsi të autostradës Ayia Napa- Larnaca.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here