Habit Apple, tashmë matja e sheqerit në gjak do të bëhet pa gjilpërë

0
828

Kompania Apple në fshehtësi po prodhon sensorë, me të cilët do të përcjellë nivelin e sheqerit në gjak, në mënyrë që të ndihmojë në mjekimin e diabetit, transmeton CNBC. Bëhet fjalë për sensorë optikë, prodhimi i të cilëve sipas mendimit të shkencëtarëve konsiderohet si sfida më e vështirë teknike.

 

Prodhimi i sensorëve është ide e themeluesit dhe ish-drejtorit të Apple Steve Jobs. Shumë kompani shëndetësore deri më tash kanë provuar të krijojnë një pajisje të tillë me të cilën do të përcillnin nivelin e glukozës në gjak, dhe jo në lëkurën e trupit, por që nuk kishin pasur sukses.

Sipas mediave, Apple tashmë po teston sensorët në qendrat e klinikave në gjithë rajonin Bay Area në San Francisko. Në këtë projekt do të investohen disa miliarda dollarë, por që do të ishte shpëtim për miliona të prekur nga diabeti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here