Një shqiptar është arrestuar për shkak se dogji 5 makina në Treviso të Italisë për shkak të xhelozisë. Alarmi u lëshua nga banorët e zonës në dy të natës mbrëmjen e djeshme, pas flakëve të mëdha dhe tymit që tërhoqën vëmendjen e tyre.
Përgjegjës i të gjithë kësaj rrëmuje, rezultoi të ishte një shqiptar me emrin Klodian Canaj. Sipas të përditshmes italiane, La Nuova, veprimi drastik i 24-vjeçarit shqiptar ndodhi pasi ishte zënë me të dashurën e tij rumune.
Policia dhe zjarrfikësit pas dy orësh punë arritën të fikin zjarrin.