Rita Lati felet pa dorashka: Roza bëhet keq kur nuk kam të dashur…

0
492

Ato janë një nga shembulli i marrëdhënies nënë e bijë si mike.

E në fakt edhe në intervistën e saj në Thumb, aktorja e njohur e humorit Rita Lati theksoi edhe njëherë përmes detajeve se sa të lirshme dhe të afërt e ka marrëdhënien me vajzën e saj.

Ajo u shpreh se ka qenë shtysa më e madhe që Roza të zmadhonte gjoksin. “Shikoja vajza në plazh me gjoksin e bukur dhe më pas shikoja Rozën që nuk kishte dhe i thoja “ik bëj gjoksin”,-shprehet aktorja e njohur. Mjaft lirshmëri mes tyre ato kanë edhe sa i përket të dashurve.

Aktualisht Rita është në një lidhje dhe është e lumtur. Rita thekson se Roza ndihet keq kur mamaja e saj nuk ka një shok. Ndërkohë sa i përket marrëdhënies që vajza e saj ka patur me këngëtarin Stine, Lati ka thënë: “Ajo ishte e vogël, por nëse do të ecte nuk do të isha kundër. Ai ishte një djalë shumë i edukuar nga një familje shumë të mirë, “-ka përfunduar Rita.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here