Fama e papërshkrueshme e Kim Kardashian ka bërë që shumë persona të lidhin fatet dhe origjinën me familjen e saj të famshme.
Por ndërsa askush nuk do ta besonte që lidhje me këtë familje mund të kishte edhe ndonjë shqiptar, vjen deklarata e parë nga Torosi, një ish banor i shtëpisë së Big Brother, që ka konfirmuar së fundmi se ka lidhje gjaku me Kimin.
I ftuar në rubrikën “Fun Club” në Tch, ai ka thënë se ka orgjinë armene duke shtuar se është një kushëri i largët i të famshmes Kim Kardashian.
“Po jemi kushërinj të largët. Është një histori e gjatë, që unë ia kam treguar vetëm një gazetareje. Unë kam orgjinë 50% armene dhe 50% shqiptare”, tha Torosi.