Në të vërtetë, një profil politik si ai i Lulëzim Bashës, pavarësisht se si duan ta damkosin kundërshtarët dhe rivalët ,përfaqëson stafetën ose shpresën për qarkullimin e elitave politike dhe partiake edhe në Shqipëri,duke qenë se është jo thjeshtë “i riu” si gjeneratë në politikë, por edhe identikiti modern i politikanit si produkt i shkollës së re të komunikimit politik.
Këtë të fundit në fakt pati rastin të na e provonte edhe me fushatën fituese që udhëhoqi si kandidat për bashkinë e kryeqytetit.Nga ana tjetër, një profil politik si ai i Edi Ramës,pavarësishte se duket i preferuari i kundërshtarit të majtë dhe përflitet se gëzon mbështetjen organizative të një klani oligarkik mëshiron politikanin tipik të tranzicionit në skenën politike Shqipëtare.
Në raport me kundërshtarin, Basha pa dyshim përfaqëson sfidantin jo vetem për faktin se e ka mundur njëherë atë në një garë elektorale por edhe sepse ofron identikitin e sfidantit përballë tij.Sfidanti si stof i ndryshëm politikani , por edhe si profil njerëzor komunikues.Sfidanti si alternativë menaxheriale dhe qeverisëse me fytyrë shumë humane.Sfidantin edhe në verbë e në teza.
Kur Shqipëria po kalon një krizë morali e mbushur ose e mbuluar në drogë, ku me tonelata zbarkojnë në vendet e Eurpoës duke u kapur çdo ditë.Problemet ekonomike,pabarazia e fortë,krimi dhe korrupsioni shkaktojnë destabilitet social, por edhe mosbesim publik.Në Europën Lindore, më pak se 1/5 e popullsisë besojnë te qeverit e tyre, gjithashtu ndikimi indirekt në nivelin e demokracisë së një vendi është shumë domethënës përmes ndikimit në përkeqësimin e qeverisjes, pjesëmarrjen publike dhe liritë e mediave.Lulëzim Basha si staturë e një politikani me kulturë Europiane,si një i shkolluar në Europë,kapi problemet e mëdha që po kalonte Shqipëria dhe bëri të tijë kauzën e popullit Shqipëtar.
Më 18 Shkurt ai e thirri popullin për ta vënë përballë kësaj qeveri të inkriminuar, të korruptuar që i ka shkaktuar popullit një varfëri të tejskajshme,qindra mijëra njerëz u mblodhën në sheshin që quhet sotë “Shesi i Lirisë” dhe në mënyrën më të kulturuar i drejtoi, këta mijëra protestues për ti treguar këtij kryeministri varfërinë dhe problemet që i ka shkaktuar këtij populli.Në protestën e cila vazhdon sotë e 60 ditë duke protestuar në mënyrë paqësore , kauza e tij përballet me gjuhën e një kryeministri arrogant që e sheh popullin e opozitës si një kundërshtar të tij dhe jo si popullin e tij.Në cadrën e Lirisë ,në masën kompakte të protestuesve,pashë fytyra qytetarësh të pa punë apo të keqëpaguar , me sy të venitur dhe me shpresë të vrarë,me halle e brenga të përbashkëta,por që ecin me hap të vendosur, midis tyre me siguri që ka edhe socialistë të ndershëm, por thellësishtë të zhgënyer nga realiteti i vrazhdë që po përjetojnë përdit.
Rreth e rrotull, pra , shohë njerëz të të gjitha moshave,formimeve , bindjeve e shijeve,gra e burra,të rinj e të reja të cilët më duket sikur i njoh prej kohësh, sikur i kisha të afërm , shumë të afërt , ndonëse të panjohur. “Në cadrën e Lirisë” për 60 ditë me rradhë pashë , ndjeva të rrihte një zemër e madhe, gjigande , zemrën e popullit tim i cili , që prej shembjes së diktaturës hoxhiste ,ku nuk po arrin të mushet me frymë ashtu sic pati ëndërruar atë ditë kur rrëzoi shtatoren e urryer të diktatorit gjakatarë Enver Hoxha.
Për 60 ditë me rradhë më është krijuar përshtypja se tërë ajo masë protestuesish është bërë gati të shkojë e të varrosë kufomen e “Rilindjes” së premtuar nga e majta e mahisur në pushtet.Prej 60 ditësh në sheshin “Dëshmorët e Kombit” pa ndërprerë shoh të rektinte një shkëndi shprese të rinjë që besojnë se Shqipëria me Lulzim Bashën mund tju kthehet Shqipëtarëve.Të rinj që shpresojnë se në Shqipërinë e tyre mund të shkollohen nën drejtimin e një Shqipërie të qeverisur si Evropian nga Lulzim Basha ,të rinj që nuk duan të ikin nga Shqipëria por që janë ngujuar në atë cadër për ti kthyer fytyrën Shqipërisë së vërtetë pa drogë, pa korrupsion dhe për të mos e lenë vetëm atë.
Shpresoj, uroj dhe përpiqem të besoj se opozita pasi të ketë pastruar rrënjësisht vetëveten nga gabimet e bëra kur ishte në pushtet,të dijë ti fryjë në mënyrë konstruktive kësaj shkëndije jo për ta shuar, as për ta istrumentalizuar por për të ndezur me atë zjarrin e dobishëm të ndërgjegjësimit të nevojshëm kombëtar në mënyrë që beteja e nisur me mjete demokratike të vazhdojën në të mirë për të gjithë shqipëtarët pa dallim ideshë apo përkatësie partiake, pa kompromise të nëndheshme e të pa parimta, pa lëshime koniunkturore.
Në cadrën e “Lirisë” edhe nesër edhe pasnesër , do të bënin shumë mirë sikur të dilnin të gjithë, si dje, si pardje edhe më të shumtë edhe më të vendosur se para 60 ditësh që pranvera të vijë me diell….Lulzim Basha si staturë e një lideri Europian nuk duhet ti tradhtojë kurrë këta njerzëz , duhet të jetë më i fortë se me 18 shkurt përballë një kryeministri arrogant i cili e ka quajtur opozitën shqup , dordolec, e lloj, lloj epitetsh të një gjuhe të rrugës.Lulzim Basha nuk duhet ti tradhtojë këta njerëz që ngjizin shpresën por duhet tu japë cdo ditë besimin , forcën, kurajon dhe tu shëndrrij rrugën për ku janë nisur sëbashku. / Koment i ardhur në faqen zyrtare standard.al