Këngëtarja e njohur shqiptare Mariza Ikonomi i është bashkuar çadrës së protestës së opozitës shqiptare në Festën e Pashkës.
Mariza Ikonomi është duke kënduar “live” në çadër e shoqëruar nga një kitarist. Ndërsa pamjet filmike i ka shpërndarë në Facebook, kreu i PD-së Lulzim Basha.
“Pashkët sjellin shpresë e besim dhe bëhen më të ëmbla me zërin e Mariza Ikonomit në Sheshin e Lirisë. #NgrihemiBashkë #ZgjedhjeTëLira #RepublikaeRe”, shkruan Basha.