Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë dhe të Holandës, respektivisht socialistin Sigmar Gabriel dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Vendeve të Ulëta, Bert Koenders. Duke folur për median, Basha u shpreh se injorimi i problemeve të vërteta, injorimi i drogës është injorim i Shqipërisë.
“Injorimi i tonelatave të drogës është një injorim për Shqipërinë dhe një inkarujim për Edi Ramën, që të mbjellë të tjera tonelata.
Çdo përpjekje për të shkatërruar opozitën është përpjekje për të shkatërruar demokracinë. Zgjidhja e krizës është krijimi i një qeverie teknike dhe garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Realiteti nuk mund të injorohet.
Kisha rastin që ti shpjegoja rrenat e Edi Ramës për vettingun. Rama i iku marrëveshjes së 21 korrikut dhe Edi Rama ka përjashtuar opozitën që të kapë drejtësinë”, është shprehur Basha për gazetarët.