Të paktën 3 shqiptarë janë arrestuar nga policia greke në kuadër të një operacioni anti-drogë. Në pranga kanë rënë 3 shqiptarë në Egaleo, 21, 38 dhe 48 vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.
Sipas mediave greke, 38-vjecari i arrestuar akuzohet si personi qe kryente trafikun e drogës përmes pikës kufitare te Kapshticës duke përdorur një automjet ne vende te posaçme, ndërsa 48-vjecari ishte përgjegjës për magazinimin e tyre.
Ne banesat e te akuzuarve u gjeten dhe sekuestruan 25 kg 452 gram marijuane, 3 kg 589 gram heroine, 130 gram kokaine, 39 kg 150 gram mpirës, 2 peshore, pajisje prerje e presimi, 4850 euro, 3 makina, 1 motorr.
Gjithashtu policia greke ka lëshuar edhe 19 urdhër- arreste