Kryemadhi: Sa herë Rama sulmon Bashën humbin 10 vende pune, qëkurse u ngrit çadra janë humbur 6000 vende pune

0
198

Deputetja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me banorët në Vidhas të Elbasanit ku ka folur për të rinjtë dhe punësimin.

 

Nga ky takim elektoral, Kryemadhi tha se konfliktet politike sjellin humbje të vendeve të punës. Ajo ka deklaruar se sa herë Rama sulmin Bashën, i humbim 10 vende pune dhe anasjelltas dhe se për 60 ditë që është ngritur çadra, janë 6000 vende pune më pak.

“Para dy ditësh isha në një takim me disa të rinj, pjesa më e madhe e të cilëve punonin në serat e tyre familjare, por ndërkohë ishin edhe të shkolluar, disa kishin mbaruar për psikolog, disa për mësues dhe më thanë që, edhe pse kemi mbaruar këto shkolla, ne prapë po punojmë në sera, në bizneset tona familjare, sepse nuk shikojmë asnjë dritë jeshile.
Dhe kishin shumë të drejtë, sepse sa herë që Rama sulmon Bashën, i humbim 10 vende pune, se ikin nga Shqipëria diku tjetër. Edhe kur Basha sulmon Ramën, i humbim edhe 10 të tjera, sa herë kemi konflikt politik, i humbim 100 vende pune. Ka 60 ditë çadra, që do të thotë 6000 vende pune më pak.
Investitori i huaj në një konflikt të tillë politik e shikon të pamundur për të ardhur e për ta zhvilluar këtu biznesin e tij.”, ka thënë Kryemadhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here