Luana Vjollca ishte padyshim personazhi i ekranit për të cilën u fol më shumë se kurrë javën e shkuar. E gjithë kjo vëmendje mediatike për shkak të një incidenti të të dashurit të saj Krenar Çoçaj me Besmir Lilën, një fans i Luana Vjollcës. Por kur ka kaluar një javë, Luana vendos të flasë për herë të parë publikisht për të gjitha deklaratat e fansit dhe avokatit të tij.
Nëpërmjet menaxherit të saj, Luana Vjollca ka mohuar të ketë marrë lule nga Besmir Lila, përveç shqetësimeve dhe ndjekjeve, siç raporton Ekspress.
Sipas menaxherit, Luana është e shqetësuar nga viktimizimi dhe mbështetja që po i bëhet një të “sëmuri mendor”.
“Është një rast i paprecedentë që mund të përfundonte tragjikisht. Nuk është marrë dhe as pranuar absolutisht asnjë dhuratë apo lule nga ai person, përveç shqetësimeve e përndjekjeve me muaj të tërë. Na vjen keq që po abuzohet me këtë pjesë e po mundohet të shtrembërohet e vërteta. Luana është munduar ta shmangë në çdo mënyrë. Avokatet e tij do thonë gjithçka që ta mbrojnë apo nga kudo ku dalin këto deklarata po bëhen për ta lehtësuar gjykimin e tij!!,”- përfundon menaxheri i saj.
Kujtojmë se pak ditë më parë 32-vjeçari Besmir Lila banues në periferi të Tiranës, në fshatin Lundër, që mbante me vete edhe një armë pa leje ndiqte me makinë prezantuesen Luana Vjollca, teksa kthehej nga puna për në shtëpi me makinën e saj tip “Audi”.
Duke qenë se ky i fundit i ka bërë shenjë që të ndalonte makinën, në atë moment Luana ka lajmëruar për situatën që po i krijohej, të dashurin e saj Krenar Çoçaj. Ky i fundit i ka shkuar menjëherë në ndihmë këngëtares Vjollca, ku po e ndiqte nga pas me makinën e tij për ndonjë rast rreziku.
Për një moment, mjetet kanë ngecur në trafik në Unazën e Re dhe 32-vjeçari i ka shkuar “fiksimit” të tij në xhamin e makinës dhe i ka kërkuar ta takonte e të bisedonte me të. Madje Lila ka nisur edhe të bërtasë, kur nga pas ka marrë një grusht nga Krenar Çoçaj. Mes të dyve ka pasure një përplasje fizike, madje Lila ka nxjerrë edhe armën që mbante pa leje, por ndërhyrja në kohë e policisë ka shmangur më të keqen.