Luan Rama: Deklarata e ministrit të Jashtëm gjerman nuk i sherben dialogut politik në vend

0
186

Numri II i LSI, Luan Rama doli mesditën e sotme në konference per mediat për të paraqitur kandidaturat e saj për në komisionet ad-hoc parlamentare për Vetingun. Gjithashtu ai iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Lidhur me deklaratën e fortë të kreut të diploacisë gjermane dje në Tiranë kundër protestës së opozitës, Luan Rama tha se “deklarata të tilla nuk i shërbejnë dialogut politik në vend. Ai tha se zgjidhja për krizën duhet të vijë nga politikanë shqiptarë dhe jo nga të huaj.

Pyetje: Cili është komenti juaj për thirrjen e Sigmar Gabriel?

Luan Rama: Deklaratat që nuk janë të balancuara nuk ndihmojnë në zgjidhjen e situatës. Problemi është krijuar këtu, si rezultat i të papërgjegjëshëmërisë politike të shqiptarëve, ndaj duhet të marrë zgjidhje këtu.Duhet të dominojë arsyeja, sepse interesat e vendit janë prioritare.

Edhe njëherë thirrja e LSI është: Shmanguni marrësisë. Boll kosto i janë krujuar vendit nga marrësitë politike. Ka ardhur koha e përgjegjësisë politike.

LSI e ka bërë të qartë, ndaj mos prisni që intersi i koalicionit të vihet mbi interesat e Shqipërisë. Eshtë urgjente, ulja në tryezën e dialogut për zgjedhje të lira në interes të shqiptareve

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here