Janë publikuar pamje të tmerrshme të 27 viteve më parë ku serbët hodhën helm në shkollat ku mësonin nxënësit shqiptarë.
Ngjarja e rënda e atyre viteve dëshmon tmerrin që përjetoi populli kosovar nga serbët.
Klan Kosova thotë se ata që pësuan helmim po i vuajnë ende pasojat.
Ndërsa shteti akoma nuk ka siguruar një përgjigje zyrtare për analizat e materialit që u hodh.
Deputetja Flora Brovina, që për këtë ngjarje po shkruan libër, thotë se tani ka argumente të mjaftueshme që institucionet të kërkojnë llogari.
Video: