Socialistet do te mblidhen sot ne oren 13.00 ne seline e PS. Grupi parlamentar qe nuk u zhvillua dje per shkak te vizitave te disa diplomateve te huaj ne Tirane dhe agjendave te kreut te qeverise per shkak te ketyre vizitave, mesohet se do te mblidhet sot pas mesdite.
Dy do te jene ceshtjet kryesore, informimi nga negociatori Balla per bisedimet me palen tjeter dhe pergatitja e seances plenare te pasdites ku do te votohet ngritja e dy komisioneve te posacme me 12 dhe 6 anetare per kualifikimin e kandidateve te organeve te Vettingut.
Burimet bejne me dije se negociatoret Balla e Bylykbashi nuk kane realizuar sot paradite asnje takim, ndersa komunikimet vijojne. PS e mbledh grupin parlamentar tre dite pas takimit qe Rama zhvilloi me Meten dhe fati I koalicionit pritet te jete pjese e Informacionit sot ne mbledhjen e grupit parlamentar.