Një ngjarje e rëndë është raportuar ditën e sotme në burgun e Shënkollit. Mësohet se është gjetur një i vdekur në ambientet e brendshme të burgut. Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin Mark Lekani 75 vjeç, i cili u gjet pa jetë nga forcat e sigurisë brenda qelisë ku vuante dënimin.
Burime zyrtare nga burgu bëjnë me dije se i moshuari vuante nga tensioni.
Vijojnë hetimet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.