E turpshme/ Rama reklamon spitalin koncesionar që u mori jetën katër personave

0
243

“Në 1000 ditë do e bëjmë shëndetësinë falas”, nuk ka një qytetar që nuk e mban mend këtë premtim të bujshëm të Rilindjes, ky ishte më i veçanti ndër gjithë të tjerët. Është premtimi që mbahet mend akoma sot e asaj dite, sepse spitalet janë institucioni ku qytetarët përballen me të vërtetën, dhe sigurisht është shumë larg të qenit në kushte optimale, jo më pastaj falas.

Për cilën shëndetësi falas e kanë fjalën rilindasit?! Për atë ku duhet të blesh serumin dhe shiringën vetë se nuk ka fonde? Apo për atë që edhe nëse je me një sëmundje/infeksion të rëndë duhet të presësh me muaj të tërë deri sa të vijë radhë për të takuar mjekun specifik?

E dini cila është një ndër arsyet që ka radhë pafund nëpër spitalet publike? Sepse aty është masa më e madhe e popullsisë, jo të gjithë kanë lekë për t’u kuruar në privat apo jashtë vendit. Dhe arsyeja e dytë është që spitalet dhe klinikat private janë shtuar ndjeshëm dhe doktorët po “thithin dy nëna”, edhe njerkën edhe nënën, sigurisht kjo është skemë e stisur nga shteti.

Shteti është i kapur për hunde nga oligarkët e mëdhenj të ekonomisë dhe u shkon pas avazit të interesave të tyre. Këtë e vërteton më së miri edhe fotoja që vetë kryeministri Rama ka shpërndarë, teksa i entuziasmuar reklamon spitalin koncesionar që u mori jetën 4 njerëzve, Spitalin Amerikan. Kjo ndoshta është “shëndetësia falas” sipas Ramës dhe ish-ministrit Beqja. Mjaft taksa të qytetarëve shkojnë edhe për pjesën e shërbimi shëndetësor falas, por kjo vetëm në letra. Të gjithë ata që u ka rënë të trokasin në dyert e spitaleve publike e dinë më së miri se çfarë bëhet aty, me kushtet, radhën dhe shërbimin. Kjo sepse “mblesëria” e rilindjes përmes partneritetit-publik-privat, u ka dhënë dukshëm përparësi spitaleve private dhe ka lënë në hije atë që u shërben masës, spitalet publike.

Një qytetar i irrituar sepse laku në fyt nuk mban më ka shkruar:

Tall lesht me këtë popull or çun tallu. Njerëzit po vrasin veten për një injeksion në shtet, po vdesin foshnja nga mungesa e shërbimit dhe kushtet skandaloze, ndërkohë ti i bën reklamë spitalit privat. Vëtëm po ta vësh këmbën atje ta matin kokën me pe. E quan edhe sukses të rilindjes në shëndetësi. S’ke faj në fakt, e ke ortak në koncesionet e tua skandaloze. Turp!”, përfundon qytetari.

Nëse premtimet që bëhen gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, atëherë vendi ynë do ishte vite dritë larg dhe me shumë gjasa s’do kishte asnjë ankesë nga banorët anekënd Shqipërisë. E keqja jonë si komb është që harrojmë shpejt dhe po kaq shpejt edhe falim. U bënë disa vite që Shqipëria ka dalë nga diktatura hoxhiste dhe në sistemin “demokratik” qarkullojnë të njëjtat figura që vetë vulosin e vetë firmosin, por shqiptarëve nuk u bën përshtypje që po udhëhiqemi nga “karta të djegura”./JOQ.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here