Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda po vijon hetimet intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në datën 8 Prill 2017 ku u vra me armë zjarri ish-drejtuesi i lartë i Policisë në nivel lokal, Artan Cuku.
Policia kërkon edhe një herë ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili më datë 08.04.2017, rreth orës 20:11, në rrugën e “Kosovarëve”, në hyrje të pallatit “Melros”, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, ish drejtuesin Cuku.
Policia garanton anonimatin e plotë dhe për çdo informacion të vlefshëm telefononi në numrin e telefonit 0694110299./tvklan.al