Kreu i PD-së, Lulzim Basha pas mbledhjes me aleatët e tij ka nisur të mbajë fjalën në çadrën e protestës, ku deklaroi se nuk do lejojë zgjedhje fasadë të diktuara nga krimi dhe droga, vendim i përbashkët, ky sipas Bashës.
Sa për mospranimin e kërkesës së Ramës e Metës nga KQZ-ja, për shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicioneve, Basha kërcënoi se do ta cojë për ndjekje penale nëse nuk e refuzon kërkesën e tyre.
“KQZ-ja me të vërtetë ka refuzuar regjistrimin e koalicioneve por duhet ta hedhë atë poshtë sepse po nuk e hodhi poshtë jeni në kushtet e shpërdorimit të detyrës dhe do t’ju çojmë në ndjeke penale”,- tha ai.
Duke vazhduar të thumbojë Rmaën e Metën, Basha u shpreh se ata po bëjnë manovra për të shpëtuar aleancën e tyre, n
“Fasada ka rënë fasada është çjerrë. Shqiptarët e shkatërruan fasadën e gënjeshtrës. E vërteta ka dalë në shesh. Nuk ka bojë që e lyen më të vërtetën e Shqipërisë së gjunjëzuar nga krimi e korrupsioni. Nuk ka më forcë ta kthejë mbrapsht këtë vullnet popullor që do të marrë në dorë fatet e tij”.
vijon