Mbretëresha italiane e bukurisë, të cilës ish i dashuri i saj dyshohet t’i ketë hedhur acid në fytyrë, i ka treguar vragat e saj në televizion për herë të parë.
Gessica Notaro, 27-vjeçare, ish-partneri i së cilës mohon sulmin dhe është në pritje të gjykimit, është paraqitur në emisionin e Maurizio Costanzos në Canale 5, raporton The Daily Mail.
Ajo fillimisht e ka mbuluar fytyrën me një shami, ndërsa udhëheqësi i emisionit i ka thënë asaj që mund ta mbajë atë nëse dëshiron, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, modelja ka vendosur ta heqë atë, për t’iu thënë shikuesve: “Dëshiroj ta shihni se çfarë më ka bërë ai. Kjo nuk është dashuri”.
Notaro, punonjëse në një akuarium, ka kaluar dy muaj ‘e burgosur’ në dhomën e saj të spitalit në Cezena, Rimini, për t’u trajtuar pas lëndimeve të tmerrshme të pësuara, pasi asaj dyshohet t’i ketë zënë pritën ish i dashuri, Jorge Edson Tavares, të cilin ajo e kishte braktisur.
“Përderisa acidi më hante fytyrën, gjunjëzohesha dhe lutesha. I lutesha Zotit: merrma bukurinë, por të paktën mos ma humb shikimin”.