Kryeministri Edi Rama tha sot nga Kukësi se nëse PD nuk do hyjë në zgjedhje, PS do marrë barrën përsipër që ti përfaqësojë edhe ata. “Thuajini miqve shokëve të lagjes, se ata që nuk duan të hyn në zgjedhje i tremben drejtësisë. Ne do të marrim përsipër barrën që ti përfaqësojmë edhe ata. Politikanë që kanë frikë drejtësinë nuk i duhen dreqit jo me popullit”- deklaroi ai.
Me tej ne takim me të rinjtë e Kukësit Rama u shpreh se në tre vjet e gjusmë nuk bënë shume por kanë kuptuar një gjë që “Shqipëri mund të bëhet”
“Për ti dhënë të ardhmes tuaj një mundësi. Të ja dalim të gjithë këtu bashkë në Shqipëri. Në tre vite e gjysmë ne nuk bëmë shumë gjera, por bëmë një gjë, kuptuam që Shqipëria mund të bëhet. Dhamë më prova se policët nuk hanë fara në kryqëzim dhe nuk shtrijnë kapelën për me e mbush me lek” tha Rama.