Mbyllet dosja për 30-vjeçaren që u dogj në ashensor, Prokuroria: S’ka përgjegjës për vdekjen

1
324

Askush nuk është përgjegjës për vdekjen e Drilona Duriçit që humbi jetën për shkak të një zgjarri në ashensor. Ky ka qenë përfundimi i Prokurorisë së Tiranës, ku thuhet se ashensori ishte jashtë çdo kushti teknik dhe se pallati nuk kishte administrator, që të kujdesej për shërbimet.

Gjithashtu, sipa Prokurorisë, u vërtetua se zjarri nuk u shkaktua nga ndonjë faktor i jashtëm, por si pasojë e djegies së droselit të ashensorit e që më pas flakët u përhapën gjithandej.

Përballë fakteve të tilla, katër muaj pas ditës kur nëna e një fëmije humbi jetën, prokurorët vendosën të mos regjistrojnë procedim penal, pasi nuk kishin asnjë të dyshuar, mbi të cilin mund të shtrinin hetimet dhe u vendos ta arkivojë dosjen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here