Publikohen rezultatet e sondazheve të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë. Emmanuel Macron, i qendrës, kryeson sondazhet. Pas tij vjen udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Marie Le Pen, me një përqindje shumë të vogël prapa.
I treti pas tyre vjen Francois Fillon, po ashtu me një diferencë të vogël në përqindje me Marie Le Pen.
Sipas The Telegraph, një fitore e Le Pen do t’i hapte rrugë rënies së Bashkimit Europian. Kjo ndikohet edhe nga fitorja e Donald Trump me deklaratat kontraverse në SHBA, apo edhe nga “Brexit”, largimit të Britanisë nga BE.
Vlen për tu përmendur se raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Francë është zhvilluar nën masa ekstreme sigurie, ku janë angazhuar rreth 50 mijë forca policore dhe 7 mijë ushtarë në të gjithë vendin. Këto masa ekstreme vijnë edhe për shkak të sulmit të konsideruar terrorist, të tre ditëve më parë në Champs Elysees, ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosën disa të tjerë.