Mediat Amerikane: Sorosi po destabilizon Maqedoninë, me 5 milionë dollarët që mori nga administrata Obama

0
288

Vëzhguesit e drejtësisë për transparencë fiskale në SHBA do të  cojnë në gjykatë cështjen e rreth 5 milionë dollarëve, taksa të rrjedhura nga “ armata Soros” që është duke destabilizuar sistemin politik në Maqedoni.

Në artikullin e Fred Lucas, korrespondent i The Daily Signal për Shtëpinë e Bardhë, thuhet se se grupi i vëzhguesve për transparence qeveritare, kërkon të dijë edhe arsyen, përse  Presidenti Donald Trump nuk e ka zëvendësuar amabasadorin e Obamës në Maqedoni Jess L. Baily, shklruan opinion.

Agjencia Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar ose ndryshe USAID është një zgjatim i i Departamentit të Shtetit dhe ka dhënë  4.8 milionë dollarë për Open Society Foundation-Macedonia, pjesë e rrjetit të organizatave joqeveritare të miliarderit Soros, gjatë periudhës  27 Shkurt 2012 dhe 31 gusht 2016, sipas vëzhguesve të drejtësisë.

“Administrata Obama duket se e ka dëmtuar buxhetin e taksapaguesve në përpjekje për të financuar veprimtarinë e Sorosit,”  ka deklaruar presidenti i “Judicial ëatch” Tom Fitton . “Departamenti i Shtetit me Trump dhe USAID duhet të veprojnë së bashku për të zbuluar raportin  Obama-Soros.”

Në një njoftim për shtyp të “Judicial ëatch” të mërkurën thuhej:

Fondacioni për Shqoërinë e Hapur, ka financuar duzina me organizata joqeveritare të krahut të majtë në Maqedoni për të përmbysur qeverinë konservatore.

Një zyrtar maqedonas i intervistuar nga “Judicial ëatch” në ëashington D.C. e quajti atë “armata Soros”. Këto grupe kanë organizuar lëvizje rinore, kanë krijuar burime influente të mediave dhe kanë ndërmarrë protesta të dhunshme për të minuar institucionet dhe politikat e implementuara nga qeveria.

Watchdog Sues for Records on Tax Dollars Funding ‘Soros Infantry’

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here