Zaimina Vasjari lidhjen e gjatë të dashurisë e ka ruajtur me shumë fanatizëm larg kureshtjes së mediave. Pak ditë më pare Zaimina pranoi një kohë të vështirë në lidhjen e saj të gjatë, por po ashtu konfirmoi ribashkimin dhe unazën e fejesës pas disa ditëve pushime në Maldive.
Ndërsa këtë pasdite, e ftuar në “Thumb”, këngëtarja ka rrëfyer më shumë për projektet e reja, arsyet pse ka zgjedhur të heqë dorë nga muzika, por njëkohësisht nuk i ka shmangur pyetjet edhe për jetën private. Meqenëse kohët e fundit ka qenë në vëmendjen publike partneri i saj, Fatma dhe Aulona e kanë pyetur Zaiminën për marrëdhënien me vjehrrën dhe vjehrrin.
Natyrisht, edhe në këtë rast, Zaimina është treguar e rezervuar: “Nuk kam shumë dëshirë të flas për marrëdhëniet e familjes. Vjehrri dhe vjehrra ime nuk jetojnë në Shqipëri, jetojnë jashtë, në Itali. Megjithatë, kam një marrëdhënie shumë të mire. Njësoj është edhe po të ishin këtu. Do ishin mësuar me mua. Unë derën e kam të hapur…” – thotë këngëtarja.