Strakosha gabon, por Lacio shënon 6 gola për tri pike. Milani “nxihet” nga Empoli në “San Siro” (Video)

0
183

Lacio është e treguar e pamëshirshme kundër Palermos duke e mundur me rezultatin e thellë 6-2. Lacialët e nisën sfidën me marshin e pestë ku vetëm pas 26-të minutash lojë shënuan 5 gola që do rezultonin deçiziv deri në fundin e ndeshjes.

 

 

Miqtë nga Siçilia realizuan golin e parë menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë me Rispolin ndërsa do ishte po i njëjti lojtar që do përfitonte nga një top i kthyer gabimisht mbrapa për të shënuar edhe të dytin. Gol në të cilin edhe portieri shqiptar Thoma Strakosha nuk mbetet pa faj.

All Goals & highlights HD 6-2 Lazio VS… by LiveGoalsTV
Për t’i vënë kapakun Crecco në minutat shtesë do realizonte të 6-n për t’i dhënë goditjen finale Palermos.

Lacio me fitoren e siguruar në javën e 33-të të Seria A, ngjitet në vendin e katërt me 64 pikë, 1 më shumë se Atalanta.

Empoli ka befasuar në mesditën e sotme duke mundur “djallin” në “San Siro” me rezultain 1-2. Skuadra e drejtuar nga Vincenzo Montella, Milan, nuk i ka besuar syve kur në minutën e 67-të e pa veten në disavantazh të dyfishtë.

All Goals & Highlights HD – AC Milan 1-2 Empoli… by Video-Sport
Kuqezinjtë u përpoqën të rikuperorin diçka me Lapadulën në minutën e 72, por nuk do mjaftonte për të dalë me pikë nga ndeshja e cila konsiderohej e fituar në letër. Kujtojmë që Suso në minutën e 59-të humbi një 11-të metërsh që mund të kishte barazuar rezultatin e përkohshëm në 1-1.

Milani me këtë humbje humbet edhe mundësinë për të konsoliduar vendin e 6-të që të dërgon në kupat e Europës megjithëse ende e mban atë me dy pikë më shumë se Inter.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here