Zgjedhjet presidenciale në Francë/ Gjithçka duhet të dini për kandidatët

0
208

Serge Galam, një profesor që merret me teroinë e fizikës, u shndërrua në sensacion brena natës një vit më parë, kur parashikoi fitoren e mbështetësve të daljes nga BE, gjatë referendumit të Brexit, shkruan Konrad Jakabuski, në një koment për “The Globe and Mail”. Sipas tij, Galam është edhe një herë në qendër të vëmendjes, për shkak se tashmë modeli i tij matematikor, tregon se si Marine Le Pen mund të nxjerrë gabim të gjithë ata që merren me sondazhe, duke u bërë presidentja e ardhshme e Francës.

Parashikimi se kush ekzaktësisht do të dalë të votojë në zgjedhjet presidenciale në Francë, është sot më i vështirë se kurrë. E vërtetë që francezët e kanë zakon të dalin të votojnë, por kur duhen edhe dy javë deri në raundin e parë të zgjedhjeve, pothuaj një e treta e francezëve thonë se mund të mos shkojnë fare të votojnë. Dhe mes atyre që thonë se do ta hedhin votën, pothuaj një e treta, nuk e di se për kë.

Kjo do të thotë se, sondzhet që tregojnë që Le Peni mund të humbasë rëndë në raundin e dytë, qoftë përballë Emmanuel Macronit, qoftë përballë François Fillonit, mund të jenë gabim. Ndoshta këtë herë, Fronti Republikan anti Le Pen që është krijuar gjatë zgjedhjeve të mëparshme presidenciale, mund të mos materializohet. Pakënaqësia ndaj klasës politike në përgjithësi, dhe disa kandidatëve të caktuar në veçanti, është në nivele rekord në Francë. Ka shumë mundësi që një pjesë e madhe e votuesve, sidomos me të rinjve, mund të mos shkojnë fare të votojnë.

E vërteta është se, këto janë të parat zgjedhje në Francë që nuk po “luftohen” përgjatë një boshti e majtë-e djathtë, por përgjatë një boshti që vë përballë nacionalistët kundër globalistëve. Le Pen dhe kandidati i ekstremit të majtë, Melenchon tingëllojnë njëloj këto kohë. Të dy duan rinegociim të anëtarësisë së Francës në BE, e nëse ky dështon, një referendum për shkëputjen. Të dy janë për daljen e Francës nga NATO. Të dy premtojnë më shumë shpenzime publike dhe javë pune më të shkurtëra. Të dy janë populistë, antiestablishment, që shfrytëzojnë pakënaqësinë e votuesve të klasës punëtore. Socialistët e moderuar, përfshirë Kryeministrin Manuel Valls kanë mbështetur hapur Macronin, ish ministrin e Ekonomisë, pro europian. Kjo gjë ka shkaktuar një ndarje të fortë brenda vetë socialistëve, teksa një pjesë e tyre mbështesin kandidatin formal të partisë së tyre, Benoît Hamon.

Dhe këtu hyn në lojë modeli matematikor i Profesor Galamit. Duke qenë se votuesit e Le Penit janë shumë më të përkushtuar se sa janë ata të Macronit, më shumë votues aktualë të Macronit ka gjasa të abstenojnë në raundin e dytë në 7 maj. Në të vërtetë, sondazhet tregojnë se, ndërkohë që 85% e votuesve të Le Pen thonë se janë të sigurtë që do të dalin të votojnë për të edhe në raundin e dytë, një e treta e votuesve të Macronit thonë se mundet që edhe të votojnë për dikë tjetër.

Me sondazhet më të fundit që tregojnë se Le Pen ka 40% të mbështetjes, ndaj 60% të Macronit në rast të një balotazhi, ai ende duket i sigurtë. Modeli i Galamit thotë se Le Penit i duhet të rritet vetëm disa pikë në sondazhe për të kaluar Macronin, me kushtin që 90% e mbështetësve të saj të dalin të votojnë në raundin e dytë, kundrejt vetëm 65% të Macronit. Nëse pjesëmarrja në zgjedhje do të jetë relativisht e ulët, gjasat janë që Le Peni të marrë presidencën. / bota.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here