Vitamina B12 është shumë e rëndësishme për trupin e njeriut, pasi shërben për ndërtimin e ADN-së dhe ARN-së, kujdeset për humorin tonë dhe për sistemin e tretjes. Edhe pse mungesa e vitaminës B12 shkakton simptoma si këputje trupi, vështirësi në frymëmarrje dhe dobësim të muskujve, ajo mund të kalojë shumë kohë pa u diagnostikuar.
Ja cilat janë disa arsyet përse mund të keni nevojë më shumë për vitaminën B12.
Jeni vegjetarian
Mënyra e vetme për ta përfshirë vitaminën B12 në dietë është duke konsumuar mish, qumësht, vezë. Nëse i shmangni produktet e kafshëve, atëherë me siguri mund të keni mungesë të vitaminës B12 (nëse nuk e merrni atë edhe me anë të suplementve). Mungesa kronike e vitaminës B12 mund të shkaktojë zbehje të lëurës dhe dobësi.
Jeni mbi 50 vjeç
Mosha sjell me vete lirinë dhe mençurinë, por, fatkeqësisht, ajo sjell edhe shumë problematika në trup. Një ndër to është pamundësia për të zbërthyer vitaminën B12 nga dieta. Për fat të keq, shenjat e mungesës së vitaminës B12 në këtë moshë ngatërrohen shpesh pasi faji i vihet moshës. Nëse ju (ose një i afërmi juaj) jeni mbi 50 vjeç, mirë është të merrni suplemente të vitaminës B12 për të qëndruar në formë dhe të fortë.
Pini alkool rregullisht
Nëse pini çdo darkë një gotë verë, atëherë mund t’i keni të ulëta rezervat e vitaminës B12. Kjo ndodh sepse mëlçia luan një rol kyç në ruajtjen e vitaminës B12. Prandaj, shijojeni një gotë verë në darkë me miqtë, por mos harroni të merrni vitaminën B12 kur të ktheheni në shtëpi.
Merrni ilaçe për refluksin acid
Edhe nëse keni pasur ulcerë në të shkuarën ose merrni ilaçe për të, problemet në stomak dhe ilaçet që trajtojnë ato pengojnë trupin të zbërthejë vitaminën B12. Prandaj mjekët sugjerojnë se nëse po trajtoheni për refluks acid, të merrni edhe vitaminë B12.
Jeni diagnostikuar me diabet ose ndonjë sëmundje tjetër autoimune
Problemet e sheqerit në gjak dhe sëmundje të tjera, si Hashimoto ose lupus, pengojnë trupin të përthithë vitaminën 12. Edhe nëse jeni konsumues i rregullt i mishit, duhet përsëri të merrni suplemente të vitaminës B12 që të jeni të shëndetshëm.
Mungesa e vitaminës B12 lidhet me një sërë diagnozash të frikshme. Nivelet e ulëta të saj rrisin rrezikun për sëmundje të zemrës, depresionin dhe problemet me ankthin, si dhe probleme me shëndetin mendor, si acajmeri apo autizmi.
*shendeti.com