Basha: Rama firmosi konçensionin e ri 100 mln euro, skemë e pastër vjedhjeje në prag të zgjedhjeve

0
252
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka denoncuar sot publikisht “një tjetër skemë të pastër vjedhjeje” nga Kryeministri Edi Rama në prag të zgjedhjeve:

“Populli thotë nuk ka lekë. Por sot e kemi farë të qartë se ku shkojnë këto lekë, – tha Bash. –  Dje është firmosur një koncension i ri plot 100 milionë euro për laboratorët e mjekësisë, një skemë e pastër vjedhjeje dhe korrupsioni, që firmoset në prag të zgjedhjeve si pjesë e pazareve të peshkut të qelbur nga koka dhe është pjesë e komploti ekonomik ndaj shqiptarëve. Kjo është Shqipëria e Edi Ramës: fasadë kryeministri, fasadë parlament, fasadë investime, fasadë pushtet vendos: prapa fasadës, hajdut, krim. Shikoni sesa e urren kjo çetë e korruptuar kriminale popullin e vet!”

Basha po ashtu theksoi se skemë vjedhjeje është dhe impianti i përpunimit të plehrave në Elbasan: “Qe ta mbushin Shqipërinë me helme, që të helmojnë fëmijet tanë, vetëm që të përfitojnë paratë e mafies ndërkombëtare. Ky është komploti kundër shqiptarë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here