Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Lushnjës.
Motoçikleta e një punonjësi të postës është përplasur me një automjet dhe për pasojë ka humbur jetën në vend, pa pasur mundësi të transportohet në spital punonjësi i postës, Ersuel Kamxhiu.
Ngjarja ka ndodhur tek rrethrrotullimi pranë ish fabrikës së plastmasit në qytetin e Lushnjës.
Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes. Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet.
vijon…