Kreu i LSI Ilir Meta bën një lëvizje të papritur politike duke thirrur në një takim të gjitha partitë parlamentare në selinë e Kuvendit. Menjëherë kanë mbërritur të parët politikanë në zyrën e Metës ndërsa mbeten edhe 10 minuta nga fillimi zyrtar i takimit.
Në selinë e Kuvendit është futur Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla nga PS, Luan Rama nga LSI dhe Shpëtim Idrizi e Mesila Doda nga PDIU. Mësohet se kryeministri Rama nuk do jetë i pranishëm pasi ndodhet në një vizitë në Korçë.
Në selinë e Partisë Demokratike po zhvillohet takimi mes kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe aleatëve të tij opozitarë ku do ti informoje lidhur me negociatat e zhvilluara nje dite me pare për krizën politike në vend.