Kryeministri Edi Rama ka treguar variantin e tij se çfarë ndodhi dje në takimin me negociatorët ndërkombëtarë për të zgjidhur krizën politike në vend.
Duke folur nga Korça gjatë takimit me votuesit që votojnë për herë të parë, Rama u shpreh se ndërkombëtarët u ofruan draftin dhe u pranua me kusht që të votohej vetingu.
“Dje ne vajtëm për dialog pa kushte, me duart hapur. Kryetari i PD nuk ishte në tavolinë, kishte shkuar në një dhomë tjetër. Na thanë ja kush është plani për të garantuar zgjedhje të lira. E pranuam të gjithin. Na thanë janë dhe dy gjëra të tjera.
E para të shtyjmë pak zgjedhjet.
E dyta të shikojmë ndonjë ministër që të jetë teknik.
Ne i thamë që mund t’i diskutojmë këto, por ama çdo diskutim të ketë lidhje me vetingun. Pa vetingun, të gjitha të tjerat s’ka sens të diskutohen”, deklaroi Kryeministri Rama.