Pas vizitës së kryeministrit Edi Rama dje në Vlorë ka shpërthyer pedagogu dhe gazetari i njohur Erion Kristo.
“Më shqëtesuan dhjetëra të rinj që ulërinin emrin e tij dhe një parrullë gjigante që thoshte: “Faleminderit Edi Rama për ndryshimin historik të Vlores”. Ndërkohë, 6 të vdekur brenda 24 orësh: dy të mbytur në det, dy të asfiksuar në shtrat e dy të vrarë në rrugë”, shprehet Kristo duke e qujatur me ironi “historike” humbjen e 6 personave brenda një dite.
Reagimi i Erion Kristos:
Dje lideri suprem ishte ne Vlore. Aty ai premtoi nje aeroport rajonal qe ta kthente Vlorën (vloren) në qytetin më të vizituar në Mesdhe. Vlora jeton si gjigante në mendjen e liderit suprem. Po kjo nuk më shqetësoi.
Më shqëtesuan dhjetëra të rinj që ulërinin emrin e tij dhe një parrullë gjigante që thoshte: “Faleminderit Edi Rama për ndryshimin historik të Vlores”. Ndërkohë, 6 të vdekur brenda 24 orësh: dy të mbytur në det, dy të asfiksuar në shtrat e dy të vrarë në rrugë. Historike.