Një shpërthim ka goditur sot një minibus në lëvizje në Stamboll. Media turke raporton se sipas informacioneve të para në shpërthim janë plagosur 7 persona. “Hurriyet” thotë se minibusi transportonte studentët e një universiteti privat në zonën e njohur si Pendik, pranë aeroportit Sabiha Gokcen.
Fotot nga vendngjarja tregojnë se shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe automjeti është dëmtuar rëndë. Nuk dihet ende arsyeja e shpërthimit teksa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj. Autoritetet gjetën gozhda dhe vida të shpërndara në zonë pas shpërthimit dhe po vlerësojnë mundësinë e një shpërthimi me eksploziv artizanal.