Zbulohet SMS-ja e ambasadorëve, ja strategjia për të ftuar të “vegjlit” në zgjedhjen

0
235

Pas dështimit të negociatave mes opozitës dhe mazhorancës për zgjidhjen e krizës politike, ambasadorët Lu, Vlahutin dhe Bor chard kanë thirrur në një takim kryetarët e partive të vogla dhe aleatët e Bashës.

Arben Duka, Vangjel Dule, Nard Ndoka, Ben Blushi, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Shehi janë thirrur në takim “informues për procesin e negociatave” që dështuan ditën e djeshme, shkruan Panorama.

Takimi do të zhvillohet ditën e premte më datë 28 prill në orën 10. Ftesa i është çuar kryetarëve të partive të sipërpërmendura dhe mbetet për t’u konfirmuar pjesëmarrja e tyre.

Gjithashtu, takimi vjen 1 ditë para afatit përfundimtar të regjistrimit të partive në KQZ që është 29 Prilli.
SMS-ja

Pershendetje z. Madhi, z. Duka, z. Dule, z. Ndoka, z. Blushi, z. Idrizi, z. Shehi Ambasadori Borchardt, Ambasadori Lu dhe Ambasadorja Vlahutin kane kenaqesine t’ju ftojne ne nje takim informues per procesin e negociatave te zhvilluar mbreme.

Takimi do te zhvillohet diten e premte, dt. 28 prill ora 10:00, vendi per t’u konfirmuar. Ju lutem me konfirmoni nese axhenda juaj e mundeson pjesemarrjen tuaj ne kete takim. Ju faleminderit!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here