Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Kolmarit, Francë, për lirimin e kreut të AAK Ramush Haradinaj, duke e çliruar atë nga të gjitha akuzat e paraqitura nga autoritetet e Serbisë.
MPJ thekson se me këtë qëndrim, gjykata franceze konfirmon vendimet e mëparshme të dy shkallëve të Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë e cila e shpalli Haradinajn të pafajshëm.
Ministri Ditmir Bushati teksa përshëndeti vendimin e gjykatës franceze, përcolli urimet vëllazërore për të gjithë popullin e Kosovës duke u shprehur se: “Drejtësia vonon, por nuk harron! Mirë se të vish në atdhe Ramush Haradinaj!”.
“MPJ e konsideron vendimin si një fitore të të vertetës dhe të drejtësisë ndaj akuzave krejt të pabaza dhe të motivuara politikisht, të cilat, që në krye të herës kane synuar të përbaltin një autoritet politik e publik, të destabilizojnë shtetin e Kosovës, dhe të barazojnë përpjekjet e popullit të Kosovës dhe të UÇK-së për liri e mëvetesi me krimet monstruoze të regjimit të Millosheviçit.
MPJ përserit qëndrimin e saj se Serbia duhet të heqë dorë nga përdorimi i urdhër-arresteve si formë presioni ndaj Kosovës.
MPJ beson se avancimi i rajonit në proceset euroatlantike ka në themel forcimin e bashkëpunimit dhe politikën e fqinjësisë së mire, për çka Shqipëria ka qënë dhe mbetet tërësisht e angazhuar.
Kosova shtet është një realitet i patjetërsueshëm. Marrëdhëniet vllazërore midis Shqipërisë dhe Kosovës, janë stabilizuese për rajonin dhe orientuese për të ardhmen tonë të përbashkët Europiane”, thuhet në ragimin e MPJ.