Qeveria e Serbisë mbajti mbledhje të jashtëzakonshme pas vendimit të gjykatës franceze për lirimin e Haradinajt. Kryeministri Vuçiç sinjalizon hapa ndaj Francës.
Qeveria e Serbisë e quan vendimin e gjykatës në Colmar për lirimin e Haradinajt – të paturpshëm, skandaloz, antiligjor, të padrejtë. Ky veprim në radhë të parë është i motivuar politikisht, deklaroi kryeministri aktual i Serbisë i zgjedhur si President, Aleksandar Vuçiç pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të qeverisë serbe.
Vuçiç bëri të ditur se do të thërrasë edhe formalisht për sqarime e protestë ambasadorin e Francës në Beograd. Më tej Serbia do t’i dërgojë edhe një notë proteste Francës.
Në reagimin e parë pas marrjes së vendimit për të liruar Haradinajn, një zëdhënës i qeverisë së Serbisë tha se po shqyrtohen të gjitha hapat e mundshëm si pasojë e këtij vendimi.