Kryesia e LSI-së do të mblidhet sonte, pak orë pas zgjedhjes së kryetarit të kësaj forcë President i Republikës. Burime bëjnë me dije për “BalkanWeb” se kryesia e do të mblidhet në orën 20:00 për të diskutuar pikërisht për lëvizjet në parti, tashmë që Ilir Meta do të jetë Kreu i Shtetit.
Sipas raportimeve drejtimin e partisë do ta marrë Petrit Vasili si nënkryetar i LSI-së, megjithatë deputetja e LSI-së Monika Kryemadhi la të hapur mundësinë që Meta të vazhdojë të drejtojë partinë deri më 24 korrik kur merr zyrtarisht detyrën.