Në orën 17:10 ka nisur seanca e Parlamentit për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Ilir Meta është kandidatura e vetme për këtë post dhe që ka marrë mbështetjen unanime nga PS për kandidimin.
Seanca drejtohet nga nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj. Në nisje të seancës, Leskaj u shpreh se në bazë të ligjit Ilir Meta plotëson të gjitha kushtet ligjore.
Në emër të Komisionit të Ligjeve, deputetja Vasilika Hysi lexoi raportin për kandidaturën e Ilir Metës, duke deklaruar se të gjitha procedurat ligjore për këtë proces janë zbatuar me përpikëmri.