Tsipras telefonon Metën, zbardhet biseda me Presidentin e sapozgjedhur

0
206

Presidenti i zgjedhur Ilir Metaj u telefonua sot paradite nga Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras, i cili e përgëzoi dhe e uroi për zgjedhjen në detyrën e lartë të Presidentit të Republikës.

Kryeministri Tsipras shprehu besimin se Presidenti Metaj do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe të cilat kanë një rendësi te veçante jo vetëm në nivelin dypalësh, por edhe në atë rajonal.

Të dy interlokutoret diskutuan për situatën ne rajon dhe nënvizuan se mbetet shume i rëndësishëm forcimi i stabilitetit dhe rritja e bashkëpunimit rajonal.

Presidenti i zgjedhur Metaj e siguroi Kryeministrit e Greqisë se do të vazhdojë të kontribuojë në forcimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe, në të mirë të dy vendeve, por edhe të rajonit tonë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here