Kur djemtë po i këndonin ninullën “foshnjave” të futura në shtëpi nga Big Brother, Damiano dhe Danjelin akuzojnë Musën për një gjest që nuk u ka pëlqyer.
Të dy djemtë thonë se nuk do ja falin atij këto veprime, që sipas Damianos kanë qenë të ekzagjeruara.
“Nuk ja toleroj unë atij. Nuk e lë”, thotë Damiano.
“Që e pashë që e bëri një shenjë, e pashë”, i thotë Danjeli.
Damiano e akuzon Musën për hipokrizi në shtëpi.
“Se dalin të shtunën gjëra që nuk duhet të dalin. Kur nuk mban shaka, kur nuk mban trysni në lojë, mos bëj shaka. Kështu është fuks dhe në debate të mëdha flet për edukatën dhe kulturën ai”, thotë Damiano.
Ai mendon edhe përgjigjjen që do të ketë Musa në momentin kur të përballet me këtë.
“Prapë do të më thotë që e bëra pa qëllim”, shton Damiano, ndërkohë që Danjeli e mbështet gjithë kohën.
Por Kei ka një tjetër mendim. Ajo e këshillon Damianon që ta shmangë Musën.