Kryetari dhe deputeti i PBDNJ Vangjel Dule ka ngritur akuza ndaj Kryeministrit Edi Rama për situatën politike të krijuar.
Në një status në Twitter, Dule shkruan se Tirania e Kryeministrit nuk vjen papritur, por dikush e ndihmon dhe dikush e toleron.
Kreu i PBDNJ nuk përmend emra konkretë në akuzën e tij. Por thekson se fundi është i njëjtë për të gjithë.
“Tirania nuk na “zë derën” papritur. Dikush e aspiron. Përdor demokracin?. Disa duartrokasin. Disa e tolerojnë. Veç në fund asnjë si shpëton”, shkruan Vangjel Dule.