Sllavo-maqedonët kërcënojnë me jetë Mesila Dodën (FOTO)

0
211
Mesila Doda dhe pjesetare te Klubit te Patrioteve te Rinj te PDIU, duke protestuar perpara ambasades se Maqedonise, ne Tirane. Ata kane kundeshtuar vendimin e presidentit se Maqedonise, George Ivanov, duke mos i dhene mandatin Zoran Zaev per te krijuar qeverine, per shkak te marreveshjes me partite shqiptare ne Maqedoni./r/n/r/nMesila Doda and members of the Club of Young Patriots of PDIU, protesting before the Macedonian embassy in Tirana. They objected to the decision of the President of Macedonia George Ivanov, not to given Zoran Zaev the mandate to create government, because the agreement with the Albanian parties in Macedonia.

Nuk janë përmbajtur më, por një lumë kërcënimesh kanë ardhur në adresë të kryetares së grupit parlamentar të PDIU-së, Mesila Doda. Ajo ka publikuar në faqen e saj një hartë të Iliridës dhe çakenjtë e rrjetit janë sulur duke kërcënuar një zonjë anëtare të Kuvendit të Shqipërisë.
Kjo nuk është e para herë që kërcënohet sekretarja e përgjithshme e PDIU-së. Edhe para pak javësh, kur ajo u shpreh se shqiptarët kudo që ndodhen duhet të ndihmojnë në shpalljen e mëvetësisë së Iliridës, sërish pati kërcënime të shumta me jetë me sllavo-maqedonët, jo vetëm nëpërmjet rrjeteve sociale.Kërcënuesit i kanë shkruajtur se pas atentatit ndaj Zijadin Selës, tani radhën e ka ajo.

Gjithsesi, shteti shqiptar nuk ka afruar kurrfarë mbrojtje për politikane e mirënjohur, pavarësisht se ajo shprehet se nuk ka nevojë për një gjë të tillë. Doda thotë se do të vazhdojë pa u tutur të shpallë platformën kombëtare dhe të mbrojë idenë e Iliridës, sido që të veprojnë dhe sillen sllavo-maqedonët/27.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here