1 MAJI: Ditë proteste, reflektimi dhe shprese!

0
180

 Nga Vangjel Tavo

Sot është 1 Maji, dita ndërkombëtare e punëtorëve. Në këtë ditë në nder të të gjithë punëtorëve në mbarë botën, me mijëra shqiptarë protestojnë me mendje e me zemër, me zë apo në heshtje, për punën që kanë por që nuk shpërblehet me pagën e merituar; për kushtet e padenja në të cilat shumë prej tyre punojnë; si edhe për mundësitë e pakta të karrierës dhe rritjes profesionale që i ofrohen!

Sot në këtë ditë, me mijëra shqiptarë të tjerë dëshirojnë të punojnë por mundësitë janë të pakta! Shqiptarët janë një popull punëtor. Me duart e tyre kanë ndërtuar atdheun! Si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë, si ata që kanë derdhur mundin e tyre këtu apo ata që kanë punuar e punojnë si emigrantë, kanë dëshmuar dashuri për punën dhe një këmbëngulje të pashoqë për të ndërtuar shtëpinë, komunitetin dhe atdheun!

Çdo arritje e Shqipërisë së sotme është vetëm meritë e punës nga duart e shqiptarëve që kanë punuar dje dhe vazhdojnë të punojnë me sakrifica edhe sot. Sot është një ditë reflektimi! Për rininë shqiptare e cila ka shumë pak shanse të punojë, madje dhe auto-censuron ëndrat e veta, pasi guximi për të ëndërruar shndërrohet në zhgënjim në jetën reale! Rinia meriton punë, sukses, karrierë, rritje profesionale, mundësi të pafundme dhe të drejtën të zgjedhë! Rinia shqiptare sot nuk zgjedh!

Rinia jonë e kanalizon jetën e saj në dyert e ngushta e të pakta që ofron vedni ynë sot! Rinia jonë nuk e ka privilegjin minial të zgjedhjes dhe realizimit të ëndrave sepse i duhet të ulë pritshmëritë dhe të punojë aq sa për të ushqyer veten! Vendi ynë ka përjetuar kapituj të errët në hisotrinë e tij! Por edhe në momentet më të vështira shqiptarët, me duart e tyre, me përkushtimin dhe dashurinë për punën, kanë ndërtuar aty ku ka patur rrënim; kanë begatuar aty ku ka qenë djerrë; kanë ngritur bisnese, ferma e blegtori ku nuk kishte shpresë! Këto duar që ndërtuan Shqipërinë na mbushin me shpresë se e ardhmja do jetë më e mirë, sepse ne nuk dorëzohemi lehtë në terrin e natës, por do ndriçojmë drejtë së ardhmes! Sepse kemi një mision!

Kemi një detyrim! Kemi përgjegjësinë që të hapim shtigje dhe të shtrojmë rrugët për të ardhmen e brezit të ri, sepse ky brez, të rinjtë tanë, fëmijët tanë, janë rritur me frymën e dashurisë për punën, me vlerën e kontributit, respektit, besnikërisë dhe dashurisë për komunitetin dhe atdheun! Brezi i ri kërkon vetëm një shans të tregojë vlerat dhe fuqinë që ka! Vetëm një shans të shkruajë historinë! Ju falenderoj të gjithë shqiptarë brenda dhe jashtë atdheut që me punën tuaj na jepni krenari, dhe me duart tuaja keni ndërtuar Shqipërinë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here