Në tekstin e këngës së tij ai këndon “është vonë për të thënë më fal?”, por duket se për Justin Bieber nuk është vonë të trajtojë veten.
23-vjeçari tregon bizhuterinë e fundit në koleksionin e tij, një protezë m e zafir rozë.
Ajo ka një vlerë prej 15 mijë dollarësh që e kishte porositur në një argjendari në Los Angeles, e cila e realizoi protezën për 5 ditë.
Sipas TMZ, ylli i muzikës është ndalur në Miami, Florida javën e kaluar për të marrë masën e dhëmbëve të tij për këtë bizhuteri të veçantë.