Radhë kilometrike makinash është krijuar në Muriqan ditën e sotme. Numri i madh i njerëzve që kthehen nga Mali i Zi ka krijuar kaos në doganë, duke bërë që shumë makina të presin në radhë.
Siç duket dhe nga pamjet e siguruara nga “BalkanWeb”, të shumtë kanë qenë vendasit që vendosën që ditët e pushimit të festës së “1 majit” t’i kalonin në Mal të Zi.
Megjithatë rruga e kthimit nuk po i shkon si duhet, pasi i duhet të presin për orë të tëra për të kaluar kufirin.
(e.f/BalkanWeb)